Linda Gusia

Linda Gusia

Bord

Linda Gusia është sociologe, aktiviste dhe pedagoge në departamentin e Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës. Hulumtimet e saja bazohen në tema për gjininë, nacionalizmin, aktivizmin, përfaqësimin, hapësirën publike, kujtesën dhe dhunën. Ajo bashkë-themeloi Programin Universitar për Studime Gjinore dhe Kërkime të Universitetit të Prishtinës. Linda ka studiuar në Institutin e Kërkimeve Gjinore në Kolegjin Dartmouth dhe ka qenë pjesë e Programit Akademik të Bursave OSI për pesë (5) vite.  Ajo aktualisht është një PI e Projektit ECR për Ndryshimin e Historisë Faza 2: Bërja e Muzeut të Edukimit: Kujtimi, Dhuna dhe Rezistenca siç shihet nga artistët, të rinjtë dhe institucionet.