Stamatis Psaroudakis

Stamatis Psaroudakis

Praktikant

Stamatis iu bashkua YIHR KS si praktikant në qershor. Ai ka një diplomë BA për Çështjet Ndërkombëtare dhe Evropiane nga Universiteti i Maqedonisë në Selanik, Greqi. Ai ka ndjekur trajnime për të drejtat e njeriut në më shumë se 10 vende evropiane. Si një qytetar aktiv, ai drejtoi për tre vjet një grup joformal të të rinjve për të drejtat e njeriut në Selanik, i cili sfidoi padrejtësitë sociale përmes akteve teatrale në rrugë dhe punëtorive. Stamatis ka ofruar shërbimet e tij vullnetare në Kroaci dhe Poloni në fusha të ndryshme, duke filluar nga puna në permakulturë deri te ofrimi i seminareve për fëmijët dhe adoleshentët. Puna e tij përfshin kryesisht barazinë ndërsektoriale LGBTQIA+, rritjen e ndërgjegjësimit mjedvisor dhe luftimin e ksenofobisë. Stamatis aktualisht është duke ndjekur një Master në të Drejtat e Njeriut dhe Demokraci në Evropën Juglindore nga Universiteti i Sarajevës dhe Universiteti i Bolonjës.