Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

Uresa Ahmeti

Uresa Ahmeti

Kordinatore e Komunikimeve

Uresa Ahmeti iu bashkua ekipit të YIHR KS në gusht 2022 dhe punon si Kordinatore e Komunikimeve pasi u diplomua me një Diplomë Bachelor në Arte nga Universiteti Wesleyan, CT, SHBA. Ajo ka kryer dy drejtime paralele në Sociologji dhe Studime Feministe, Gjinore dhe Seksualiteti. Më parë ajo përfundoi studimet e saj të shkollës së mesme në United World College Maastricht në Holandë, pasi fitoi një bursë kombëtare. Krahas interesave të saj studimore, ajo është një aktiviste dhe artiste. Performancat e saj interaktive From Other to Self, Interrogating Power, Ho-me is Where the Breath Is / (Be)longing, podkastet që ajo ka prodhuar dhe libri i saj me poezi të botuar së fundi, Qysh Me Abortu Dreqin ndër vepra të tjera, thërret për vetë-agjencinë, ndërgjegjësimin shoqëror dhe njohjen dhe rezistencën kolektive të mënyrave në të cilat sistemet e shtypjes bashkëekzistojnë dhe nënshtrojnë subjektivitetet. Në YIHR KS ajo do të fokusohet në çështjet e ballafaqimit me të kaluarën, dhe përdorimin efektiv të komunikimit për të promovuar dhe avokuar për të drejtat e njeriut dhe demokracinë.