Vilson Haxholli

Vilson Haxholli

Koordinator i Projektit

Vilsoni iu bashkua YIHR-KS në shtator të vitit 2020 si Koordinator i Projektit në kuadër të programit për të Drejtat e Njeriut dhe Sundim të Ligjit. Ka përfunduar studimet postdiplomike në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës dhe mban titullin LL.M. i të Drejtës Kushtetuese dhe Administrative. Që nga fillimi i karrierës është fokusuar në fushën e të drejtave të njeriut dhe demokraci duke u angazhuar në organizata vendore dhe poashtu ndërkombëtare si, USAID Kosovo, Kosova Democratic Institute/Transparency International Kosova dhe The Common Good Foundation ku është zhvilluar profesionalisht në hulumtim, implementim të projekteve dhe zhvillimin e fushatave avokuese. Krahas këtyre, Vilsoni ka marrë pjesë ne disa kurse dhe trajnime përmes të cilave ka thelluar edhe më shumë njohuritë për të drejtat e njeriut, drejtësinë tranzicionale dhe barazinë gjinore.