Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

Shkurti njihet si muaji i historisë së personave të komunitetit LGBTIQ+. Ky muaj shënon një festë për të gjithë personat dhe aleatët e komunitetit LGBTIQ+, të cilët mblidhen nën flamurin e ylberit për të festuar arritjet e tyre dhe për t’i dhënë fund padukshmërisë së komunitetit LGBTIQ+. Tema e këtij viti është Poezia, Proza dhe Shfaqjet.

Çka është “LGBTIQ + History Month” dhe kush e filloi atë?

Ky muaj është shenjë respekti për historinë e personave që janë pjesë e grupit LGBTIQ+. Filloi në SHBA me 1994 dhe vazhdoi në Mbretërinë e Bashkuar me 2005, nga mësuesit Sue Sanders dhe Paul Patrick të cilët ishin pjesë e “Schools OUT UK”, e cila ka për qëllim edukimin e të rinjve për sfidat me të cilat ballafaqohet ky komunitet.

Korniza ligjore e Kosovës garanton të drejtat themelore për komunitetin LGBTI në përputhje me standardet evropiane. Sidoqoftë bazuar në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian 2019, zbatimi i legjislacionit për të drejtat e njeriut shpesh has në burime të pamjaftueshme financiare veçanarisht në nivele lokale.

Pavarësisht kornizës ligjore, rastet të cilat raportohen në gjykatë ende nuk hetohen si duhen. Vetëdija dhe ndërgjegjësimi qytetarë rreth të drejtave dhe sfidave që komuniteti LGBTI ka në Kosovë mbetet ende e ulët. Një person i grupit LGBTI në Kosovë përballet me homofobinë, diskriminimin dhe sulmet verbale dhe fizike, rastet e të cilave shpesh’herë nuk raportohen në autoritetet përkatëse si pasojë e frikës për ekspozim dhe trajtimit jo të duhur nga autoritetet.

Vetëm një rast i sulmit fizik dhe verbal ka përfunduar si vendim i prerë gjyqësor, kur në qershor të vitit 2016 dy persona të komunitetit LGBTI janë sulmuar në një qytet të Kosovës. Bazuar në publikimin e CEL Kosovo “Manual for Journalists:Covering the LGBTI Community” , gjykata themelore e atij qyteti, ka dënuar dy të pandehurit fajtor për rastin edhe pse nuk arriti ta cilësojë çështjen si një krim të bazuar në orientim seksual, duke manifestuar kështu qartë tendencën për të minimizuar dhunën ndaj komunitetit LGBTI.

Ky komunitet asnjëherë nuk është shikuar në prespektivën e dashurisë, mirëpo gjithmonë është konsideruar si rrezik shtesë për vendet, andaj YIHR KS i bashkohet kampanjës “LGBTIQ+ History Month”, duke e konsideruar si një mjet për të rritur vetëdijen dhe ndërgjegjësimin qytetarë për sfidat dhe çështjet me të cilat përballen personat LGBTIQ +.

Termet dhe definicionet ( Marrë nga publikimi i CEL Kosovo “Manual for Journalists:Covering the LGBTI Community”)

LGBTIQ + – Akronim për Lesbian, Gay, Bisexual, Transgender, Intersex, Queer dhe + (identitetet tjera gjinore dhe orientimet seksuale)
LGBTI – Akronim për Lesbian, Gay, Bisexual, Transgender dhe Intersex. Ky akronim është i adaptuar për organizatat e të drejtave të njeriut në Kosovë.