Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

Sot, më 27 prill 2011, në ditën kombëtare të personave të pagjetur, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut dhe aktivistët e Nisma Ime kanë ndërtuar një mur me emrat e 1819 personave të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë.

Një mur i bardhë, është i vendosur në qendër të qytetit, përballë sheshit “Zahir Pajaziti” si simbol për përkujtimin e kësaj dite kombëtare të personave të pagjetur nga Kosova.

Muri duke simbolizuar mos zbardhjen e fatit të këtyre personave nga qeveritë në pushtet, dhe mos interesimin e këtyre të dytëve për t’i gjetur se ku gjinden trupat e pa jetë të 1819 personave që nga përfundimi i luftës së fundit në Kosovë, synon që kjo çështje shumë e ndjeshme për shoqërinë tonë, të zbardhet sa më shpejtë që është e mundur.

Gjatë ditës të sotme, edhe përfaqësuesit ndërkombëtar në vend, e vizituan ‘murin e të pagjeturve,’ i ashtuquajtur nga e gjithë media në vend. Në këtë monument, sot vendosën lule edhe ambasadori Amerikan në Kosovë, Christopher Dell, ai i Britanisë të Madhe, Ian Cameron Cliff, i Francës, François-Xavier Deniau, përfaqësuesi i ICO-s në Kosovë, Christopher Rowan, dhe gjenerali i përgjithshëm i KFOR-it, Erhard Bühler.