Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

13 vite pas përfundimit të luftës në Kosovë, ende nuk dihet për fatin e 1770 personave të pagjetur. Simbolikë e aksionit të sotëm kanë qenë orët e vendosura në sheshin Nëna Terezë në Prishtinë, të cilat në vend të akrepave kanë pasur nga një pikëpyetje, që simbolizon brengën e familjarëve për kohën e gjatë të pritjes pa dijeni për fatin e më të dashurve të tyre.

Mohimi i të drejtës së familjarëve për të ditur për fatin e më të dashurve të tyre për trembëdhjetë vite radhazi është vazhdimësi e shkeljeve të rënda të të drejtave themelore të njeriut, prandaj YIHR dhe aktivistët e saj kërkojnë nga qeveritë në rajon që me vullnet të sinqertë të angazhohen dhe përkushtohen në ndriçimin e rrethanave të zhdukjes së të gjitha viktimave, zbulimin e vendeve në të cilat janë fshehur mbetjet mortore dhe dënimin e kryesve te krimeve.