Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

 Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë mbajti mbledhjen e Kuvendit të saj më 19 dhjetor 2013. Kuvendi nisi mbledhjen e tij me një minutë heshtje në nderim të kujtimit të aktivistes për të drejtat e njeriut dhe koleges së tyre të mrekullueshme znj. Tamara Kaliterna, e cila ndërroi jetë këtë javë pas një sëmundje të rëndë.
Më pas, Kuvendi vazhdoi punën sipas rendit të ditës ku ndër të tjera u prezantua raporti i punës së Bordit Drejtues, raporti vjetor i punës së organizatës dhe u miratuan anëtarësitë e reja të Kuvendit. Kuvendi gjithashtu zgjodhi Bordin e ri Drejtues të përbërë nga znj. Besa Luci, znj. Nita Gojani dhe z. Senad Sabovic dhe rizgjodhi Drejtoreshën Ekzekutive të organizatës znj. Raba Gjoshi. Në këtë mbledhje u prezantua edhe draft strategjia e punës së organizatës për vitet 2014-2016.