Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

Prishtinë, 31 maj 2021: Kemi knaqësinë të ju njoftojmë për publikimin zyrtar të raportit të dytë të përbashkët të shoqërisë civile për të drejtat e njeriut në Kosovë. Raporti ofron një përmbledhje të situatës së të drejtave të njeriut në Kosovë në vitin 2020, duke përfshirë problemet dhe sfidat kryesore për realizimin e të drejtave të njeriut, si dhe shkeljet e të drejtave të njeriut dhe implikimet e të drejtave të njeriut gjatë pandemisë COVID-19 dhe masave të kufizimit. Raporti vlerëson të drejtat civile dhe politike; të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore; çështjet e të drejtave të njeriut në lidhje me grupe specifike dhe të margjinalizuara; si dhe disa tema ndërlidhëse për të drejtat e njeriut, të tilla si korrupsioni, drejtësia tranzicionale dhe e drejta e së vërtetës, si dhe mjedisi dhe të drejtat e njeriut.

Tridhjetë e katër organizata të shoqërisë civile (OShC) që punojnë në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut në Kosovë kanë bashkuar forcat për të hartuar këtë raport pas një procesi gjithëpërfshirës. Përveç avancimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet OshC-ve të ndryshme, ky raport vazhdon të plotësojë një boshllëk kritik duke siguruar monitorim dhe raportim të përbashkët për të drejtat e njeriut në Kosovë në nivelet lokale dhe ndërkombëtare. Raporti adreson çështjet dhe sfidat më urgjente të të drejtave të njeriut në Kosovë, te përzgjedhuara pas një rishikimi të plotë të kontekstit lokal gjatë një procesi konsultimi me një numër të OSHC-ve të të drejtave të njeriut. Përveç kësaj, raporti ofron rekomandime konkrete për institucionet e Kosovës që kanë për qëllim përmirësimin e situatës së të drejtave të njeriut në Kosovë.

OSHC-të që kontribuan në këtë raport u bëjnë thirrje institucioneve të Kosovës dhe aktorëve të tjerë të interesuar që të ndërmarrin veprime dhe masa të përshtatshme, sipas rekomandimeve të dhëna në raport, që të adresojnë shkeljet dhe problemet e të drejtave të njeriut të identifikuara dhe të paraqitura në raport. Nëse nuk adresohen, këto shkelje dhe probleme, ka shumë të ngjarë të vazhdojnë ose edhe të thellohen, duke i penguar qytetarët në realizimin e të drejtave të njeriut siç garantohen nga Kushtetuta e Kosovës, legjislacioni dhe disa instrumente ndërkombëtare dhe rajonale të të drejtave të njeriut. Meqenëse disa nga këto sfida të të drejtave të njeriut janë përkeqësuar nga pandemia COVID-19 dhe masat për ta ndaluar atë, ne u bëjmë thirrje institucioneve të Kosovës dhe të gjithë aktorëve të tjerë të vendosin të drejtat e njeriut në qendër të përgjigjes dhe rimëkëmbjes nga COVID-19.

34 OSHC-të në vijim kontribuan në raportin e referuar: Advancing Together (AT), Advocacy Center for Demokrat Culture (ACDC), Balkan Sunflowers Kosova (BSFK), Qendra për Ndihmën Ligjore dhe Zhvillimin Rajonal (CLARD), Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Grave, Qendra për Zhvillimin e Grupeve Sociale (CSGD), Qendra për Barazi dhe Liri (CEL), Programi i të Drejtave Civile në Kosovë (CRP / K), Diakonie Mitrovica, Lëvizja FOL, Forumi për Iniciativë Qytetare (FIQ), Grupi për Studime Ligjore dhe Politike (GLPS ), Handikos, Qendra për të Drejtën Humanitare Kosovë (HLCK), Integra, Koalicioni i Organizatave Jo-Qeveritare për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF), Qendra Kosovare e Rehabilitimit për Viktimat e Torturës (KRCT), Fondacioni Kosovar i Shoqërisë Civile (KCSF), Qendra Kosovare e Studimeve Gjinore ( KGSC), Instituti Ligjor i Kosovës (IKD), Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGGK), Avokatët e Rinj të Kosovës (KYL), Medica Gjakova, Qendra Burimore e Personave të Zhdukur (MPRC), Iniciativa e Re Sociale (NSI), OJQ AKTIV, OJQ THY, Partnerët Kosovë Qendra për Menaxhimin e Konflikteve, Romët në Veprim, Versitat e Romëve, Strehimi Social dhe të Drejtat e Pronës në Kosovë (SHPRK), Terre des Hommes Kosova, Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve (VORAE) dhe Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS)

Raporti u realizua me mbështetjen e Komponentës të së Drejtave të Njeriut të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) dhe Zyrës së Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) si pjesë e një projekti të titulluar “Angazhimi me shoqërinë civile për të drejtat e njeriut monitorimin dhe raportimin”.

Raporti i plotë është në dispozicion në shqip, serbisht dhe anglisht dhe i bashkangjitur në këtë njoftim.

ALB: https://yihr-ks-b0e5ca.ingress-bonde.ewp.live/wp-content/uploads/2021/06/2020-CSO-Annual-Human-Rights-Report-Albanian.pdf
SRB: https://yihr-ks-b0e5ca.ingress-bonde.ewp.live/wp-content/uploads/2021/06/2020-CSO-Annual-Human-Rights-Report-Serbian.pdf
ENG: https://yihr-ks-b0e5ca.ingress-bonde.ewp.live/wp-content/uploads/2021/06/2020-CSO-Annual-Human-Rights-Report-English.pdf

Për çdo pyetje që mund të keni, ju lutemi kontaktoni Marigona Shabiu (marigona@yihr.org) dhe /ose Hilmi Jashari (hilmijashari@gmail.com).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *