Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

Ministri Arsim Bajrami i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) u bashkua me Programin Kërko Drejtësi (D4J), Nismën e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR-KS) dhe Community Building Mitrovica (CBM) në nënshkrimin e një Memorandumi të Mirëkuptimit. Kjo ceremoni e nënshkrimit të këtij Memorandumi të Mirëkuptimit përcakton bazat për aktivitete të edukimit në terren të cilat D4J do t’i implementojë në javët dhe muajt e ardhshëm në shkollat e mesme të rajoneve të Prishtinës, Prizrenit, Pejës dhe Mitrovicës. Kështu, YIHR-KS dhe CBM do të punojë me institucionet kryesore të mbikëqyrjes publike për të ofruar ligjërata interaktive në 35 shkolla publike në komunat e përzgjedhura të projektit të Rinjtë për Drejtësi (Y4J) që fokusohen në të drejtat ligjore, qasjen në drejtësi dhe llogaridhënien publike.

Para ceremonisë së nënshkrimit, partnerët tanë të D4J informuan zyrtarët e MASHT-it për platformën arsimore Y4J e cila ka për qëllim që ti edukojë nxënësit e shkollave të mesme dhe t’i ftojë ata që të marrin pjesë në klubet e debatit, kampe rinore dhe aktivitete tjera në “terren” të dizajnuara për të udhëhequr studentët drejt aktiviteteve publike të përgjegjshme. Teksa përfundonte ceremonia, ministri konfirmoi interesin e MASHT-it në përmirësimin e edukimit qytetar të Kosovës duke monitoruar këtë aktivitet të programit D4J dhe duke përfshirë projektin e Y4J në kurrikulën mësimore të shkollave të mesme të Kosovës pasi kështu do të sigurohej që gjeneratat e ardhshme të Kosovës do të jenë të vetëdijshëm për të drejtat e tyre, përgjegjësinë e sektorit të drejtësisë për respektimin e këtyre të drejtave, dhe më e rëndësishmja, përgjegjësinë qytetare për të kërkuar këto të drejta nga shteti.

mest

Ministri Bajrami shprehu kënaqësinë e tij rreth qëllimit dhe objektivave të projektit Y4J, duke pranuar atë si një mjet për forcimin e partneritetit mes MASHT-it dhe OSHC-ve. Ai e përmbylli ngjarjen duke ofruar përkrahjen e tij personale dhe paraqitjen si pedagog në disa nga leksionet e D4J që do të mbahen në shkollat e mesme të Prishtinës, Pejës, Prizrenit dhe Mitrovicës këtë vit.

mest-2

Programi Kërko Drejtësi (D4J) financohet nga Departamenti i Shtetit Amerikan/INL dhe implementohet nga Qendra Kombëtare për Gjykatat Shtetërore (NCSC) për të mbështetur zhvillimin e një kërkese të fuqishme për drejtësi në Kosovë të bazuar në fakte. Përmes D4J, NCSC është duke mobilizuar CSO-të partnere të veprojnë si agjentë të ndryshimit për të nxitur llogaridhënie, transparencë, dhe integritet në sektorin e drejtësisë. Për më shumë informata, shih www.kerkodrejtesi.org