Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS) ka bërë ndarjen e granteve të para në kuadër të Programit të Granteve të Vogla për periudhën 2013 – 2014. Në vazhdën e përpjekjeve për të kontribuar në ndërtimin e besimit dhe mirëkuptimit ndërmjet të rinjve në Kosovë duke inkurajuar dialogun dhe promovimin e aktivizimit në komunitetet lokale, YIHR KS me përkrahjen e National Endowment for Democracy (NED) ka përzgjedhur pesë organizata në fazën e parë të implementimit të Programit të Granteve të Vogla për këtë periudhë.

Programi i Granteve të Vogla është dizajnuar për të krijuar lidhje të reja dhe për të lehtësuar dialogun mes shqiptarëve e pakicave jo-shqiptare, dhe për të forcuar bashkëpunimin në mes të rinjve kosovarë dhe moshatarëve të tyre përtej kufirit. Projektet e mbështetura do të zgjasin deri në tre muaj dhe do të kontribuojnë në objektivat e Programit si: thellimi i bashkëpunimit ndërmjet të rinjve nga komunitetet e ndryshme etnike në zgjidhjen e çështjeve të përbashkëta lokale dhe kombëtare; përmirësimin e dialogut, tolerancës dhe mirëkuptimit në mes të komuniteteve të ndryshme etnike dhe rritjen e pjesëmarrjes së të rinjve nëpër fushata për të drejta të njeriut dhe fushata të tjera qytetare dhe avokuese.

Konkretisht, YIHR KS nëpërmjet Programit të Granteve të Vogla ka mbështetur këto projekte, të cilat arrijnë shumën e përgjithshme prej $20,950.00, dhe janë duke u implementuar gjatë vitit 2013 dhe në fillim të vitit 2014, ndërsa thirrja e tjetër për aplikim do të publikohet në janar të vitit 2014: