Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë ka kënaqësinë të shpallë raundin e tretë të thirrjes për projekt propozime në kuadër të Programit të Granteve të Vogla, i cili ka për qëllim të nxisë rritjen dhe zhvillimin e shoqërisë civile në Kosovë, si dhe avancimin e mirëkuptimit ndëretnik dhe tolerancës ndërmjet të rinjve në rajon. Programi i Granteve të Vogla i YIHR-së në Kosovë mbështetet nga National Endowment for Democracy (NED).

Në mënyrë që të fuqizoj kapacitetet e aktivizmit tek të rinjtë, YIHR-ja do të jep grante për ato organizata rinore që demonstrojnë kapacitet për të identifikuar problemet e komuniteteve lokale dhe gjithashtu ato që demonstrojnë aftësi për të ndërmarrë hapa konkretë për zgjidhjen e këtyre problemeve.

Prioritet do t’u jepet projekteve që përmbajnë aktivitete që lidhen me inkurajimin, përmirësimin dhe krijimin e mundësive për të krijuar lidhje të reja dhe dialog mes të rinjve nga komunitetet e ndryshme në Kosovë dhe rajon, projekte të cilat demonstrojnë bashkëpunimin e të rinjve nga komunitetet e ndryshme etnike në zgjidhjen e problemeve lokale dhe kombëtare, dhe projekte që forcojnë dhe lehtësojnë pjesëmarrjen e të rinjve në proceset vendim-marrëse, jetën publike dhe në fushata të të drejtave të njeriut.

Procedura e Aplikimit:

Të gjitha projekt propozimet duhet të përfshijnë:

1.) Një përshkrim të organizatës dhe një tregues të kompetencave në fushën e këtij projekt propozimi.

2) Një përmbledhje të projektit, duke përfshirë:
a. Përfitues direkt.
b. Aktivitetet e projektit.
c. Rezultatet e pritshme.

3.) Një vështrim të shkurtër (2 apo 3 rreshta) dhe të përgjithshëm të buxhetit tuaj, burimet e të ardhurave dhe shpenzimeve për këtë projekt.

Kush mund të aplikoj:

YIHR do të dhuroj grante për organizata joqeveritare të regjistruara në përputhje me ligjin në fuqi. Vendimi për dhurimin e granteve merret nga Komiteti Vlerësues i Granteve i YIHR-së.

Informata rreth granteve:

YIHR-ja do të dhuroj një numër të kufizuar të Granteve të Vogla për projekteve që mund të jenë deri në tre muaj në kohëzgjatje, dhe në shumë maksimale prej 5,000 USD.

Afati i fundit për dorëzimin e projekt propozimeve është 5 nëntor 2010.

Projekt propozimet duhet të dorëzohen në:
ksgrants@yihr.org

ose

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut
Rr. Perandori Dioklecian 14, Kati I-rë
10000 Prishtinë, Kosovë
Tel: +381 38 248 509

Formularin e aplikimit mund ta shkarkoni KËTU.