Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë ofron 4 muaj praktikë për serbë të cilët janë studentë apo të sapo-diplomuar.

Profili YIHR-së:

YIHR është rrjet rajonal i organizatave jo-qeveritare dhe jo-fitimprurëse, të bindura se të drejtat e njeriut dhe vlerat qytetare janë bazat e çdo shoqërie të hapur dhe progresive. YIHR ka programe në Kosovë, Serbi, Bosnje, Mali të Zi dhe Kroaci.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Praktikantët do të keni mundësi të jenë të përfshirë në projektin ndër-komunitar të YIHR-së, i cili është një program i vizitave ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës. Projekti përfshin vizita të ndërsjella të komuniteteve nga qytete të ndryshme të Kosovës. Praktikantët do të ndihmojnë në realizimin e këtij projekti, duke ndihmuar në organizimin e vizitave tematike, ligjëratave me ligjërues të ftuar dhe dialoge joformale.

Praktikantët do të fitojnë përvoja të ndryshme gjatë punës së tyre në YIHR, duke u angazhuar në aktivitete të ndryshme, por edhe duke kontribuar në detyra të përgjithshme në zyre. Përmes punës së tyre, praktikantët do të kenë mundësi të fitojnë njohuri mbi të drejtat e njeriut dhe çështjet tjera të avokimit, të fitojnë dhe të vënë më tej në praktikë njohuritë që ata kanë fituar gjatë studimeve të tyre ose karrierës profesionale, dhe gjithashtu do të kenë mundësi të marrin pjesë në ngjarje të ndryshme, si dhe të krijojnë kontakte të reja gjatë rrjedhës së punës së përditshme.

Kërkesat e përgjithshme:

• Kandidatët duhet të kenë të kryer Shkollën e Mesme
• Njohja e gjuhës angleze është e domosdoshme
• Aftësitë të shkëlqyeshme komunikimi dhe në të shkruar
• Aftësi të shkëlqyeshme kompjuterike
• Përparësi do t’u jepet kandidatëve me përvojë të dëshmuar në punën e shoqërisë civile

Na dërgoni:
– Një Letër Motivimi – shumë të shkurtër dhe konkrete
– CV (përfshirë kohën kur mund të angazhoheni dhe interesimet tuaja në lidhje me praktikën)

Pas kompletimit të aplikacionit tuaj, ju lutem dërgoni CV-në dhe Letrën e Motivimit në ferid@yihr.org me “Internship Application” si subjekt të e-mailit tuaj.

Afati i fundit për aplikim është 25 janar 2011.