Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS), me mbështetjen e Civil Rights Defenders, si pjesë e programit të saj për të Drejtat e Njeriut ka mbajtur dy punëtori me Komisione të Kuvendit të Kosovës.

Punëtoria e parë u mbajt më 29 maj 2012 me deputetët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione dhe Komisioni për Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim. Gjatë kësaj punëtorie një numër çështjesh janë konsideruar duke përfshirë: shqyrtimin e kornizës ligjore gjatë të hartimit të ligjeve dhe problemet e hasura në zbatimin e Ligjit Kundër Diskriminimit 2004. Përveç kësaj, janë diskutuar edhe mundësitë e mekanizmave për të luftuar diskriminimin nga rajoni dhe më gjerë .

Punëtoria e dytë u mbajt më 1 tetor 2012 me deputetë të Komisionit për Integrime Evropiane. Gjatë këtij punëtorie janë diskutuar ligjet kundër diskriminimit në Bashkimin Evropian, sfida në zbatimin e Ligjit Kundër Diskriminimit në Kosovë dhe mundësitë për mekanizma efektiv për të luftuar diskriminimin nga rajoni dhe më gjerë.

YIHR KS është mirënjohëse për mbështetjen e Civil Rights Defenders për të mbajtur këto punëtori dhe të Zyrës së Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut në Kosovë për kontributin e tyre në dy punëtoritë. Pavarësisht që numëri i deputetëve të pranishëm ka qenë i vogël, YIHR KS vazhdoi me ngritjen e çështjes së Ligjit Kundër Diskriminimit në Kosovë, i cili nuk është duke u zbatuar siç duhet dhe ëdhtë angazhuar në diskutime të ndryshme me të deputetët e pranishëm.