Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

Thirrje për aplikim në punëtorinë “Superchangers”: 

E drejta për qasje në dokumente publike është e drejtë e garantuar me Kushtetutën e Kosovës.

Përmes punëtorisë një ditore të quajtur “Superchangers”, 20 studentë/e nga e gjithë Kosova do të kenë mundësi të njihni nga afër Ligjin për Qasje në Dokumente Publike si dhe të mësojnë se si të përgatisin një kërkesë për qasje në dokumente publike.

Në fund të punëtorisë secili/a student/e do të dorëzojë nga një kërkesë për qasje në një vendim të ndonjë gjykate apo ndonjë dokument tjetër publik.

Ky aktivitet do të mbahet në Prishtinë më datë 25 qershor (e martë) 2019.

Për të aplikuar ju duhet të dërgoni një CV dhe letër motivuese (max. 500 fjalë) deri më 18 qershor 2019 ne ksoffice@yihr.org ora 00:00.

Punëtoria “Superchangers” do të organizohet në kuadër të projektit “Të Rinjtë për Drejtësi” i cili po mbështetet nga INL – Departamenti i Shtetit Amerikan.