Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR KS) dhe aktivistët e Nisma Ime sot shënuan Ditën Kombëtare për Personat e Pagjetur në Kosovë. Simbolika e aksionit të sotëm, i cili u karakterizua me vendosjen e 1781 varësve të rrobave në të cilat ishin të vendosura pikëpyetje, ishte fati i lënë pas dore i një numri kaq të madh të njerëzve edhe 13 vjet pas luftës.

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë dhe aktivistët e saj kërkuan nga Institucionet relevante marrje të përgjegjësisë dhe përkushtim më të madh në zbardhjen e fatit e personave të pagjetur, vendosjen e drejtësisë dhe kthimin e dinjitetit familjeve të viktimave.