Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Zhdukjeve të Dhunshme, YIHR KS organizoi shfaqjen e dokumentarit “Thellesia dy” që është produkt i Fondit për të Drejtën Humanitare (FDH) me regjisor Ognjen Glavonic. Fitues i çmimit Best Balkan Documentary gjatë Dokufest 2016.

Dokumentari shtjellon ngjarjet kur në vitin 2001 është zbuluar ekzistenca e varrezave masive në periferinë e Beogradit, në Batajnice. Varrezat masive përmbanin më shumë se 700 trupa të personave të cilët gjatë bombardimeve të Serbisë nga NATO në vitin 1999 u zhvarrosen nga varrezat primare masive në Kosovë dhe pastaj u transportuan me kamionë frigoriferë në lokacione sekrete në Serbi. Sot, 15 vite më vonë, pavaresisht nga fakti se varreza më e madhe masive ndodhej në afersi të qendrës së Beogradit dhe që në mesin e trupave të gjetur ishin edhe shtatëdhjetepesë fëmijë – në vendin e varrezës masive nuk ka ndonjë shenjë apo monument, dhe pothuajse askush në Serbi sot nuk din asgjë për këtë rast dhe nuk e dinë rrëfimin mbi këtë rast. Ende është një sekret i hapur.

Pas shfaqjes së dokumentarit dhe në mesin e shumë të pranishmëve dhe familjarëve të personave të pagjetur, aktivistë të Nisma Ime e kanë ndriçuar instalacionin që përmbanë emrat e të gjithë fëmijëve dhe të miturve që ende figurojnë si të pagjetur.

01_36
Photo credit: Jetmir Idrizi

 

Photo Credit: Jetmir Idrizi
Photo Credit: Jetmir Idrizi
01_79
Photo Credit: Jetmir Idrizi