Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR në Kosovë), me përkrahjen e Fondit Ballkanik për Demokraci, Ambasadës së Mbretërisë së Holandës dhe Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur shpallë konkurs për SHKOLLËN e dytë PËR LIDER TË RINJ, e cila do të mbahet nga 21 shkurti deri më 12 maj 2011, në Prishtinë, Kosovë. Shkolla do të ofroj ligjërata nga ekspertë të fushave përkatëse, diskutime përmbajtjesore, punëtori për tema të caktuara, aktivitete sociale e kulturore, dhe vizita studimore.

Rreth Shkollës

Shkolla për Lider të Rinj është pjesë e Programit të Edukimit të YIHR-së në Kosovë i cili synon të zhvillojë kapacitetet e të menduarit kritik tek gjeneratat e reja në lidhje me konceptet sociale, politike dhe kulturore; t’iu ofroj mundësinë studentëve që të marrin njohuri dhe të kuptojnë politikat demokratike dhe të zhvilloj aftësitë praktike të studentëve, të nevojshme për zbatimin e një programi progresiv në jetën profesionale apo në aktivitete tjera sociale.
Klasat do të zgjasin 2 orë në ditë (17:30 – 19:30) dhe do të mbahen 4 ditë në javë (Hëne – Enjte).

Programi i Shkollës për Lider të Rinj përmban 7 module:

1. Të Drejtat e Njeriut dhe Demokracia
2. Sundimi i së Drejtës dhe Drejtësia Tranzicionale
3. Demokracia Pjesëmarrëse
4. Stereotipet dhe Paragjykimet: Ndikimi i Medias
5. Kombi, Nacionalizmi dhe Identiteti
6. Integrimet Evropiane: Vlerat
7. Shkrim Akademik

Kush mund të aplikoj?

Të rinjtë dhe studentët ndërmjet 18 dhe 25 vjeç të interesuar në fushat e të drejtave të njeriut, diversitetit, drejtësisë tranzicionale dhe ballafaqimit me të kaluarën; aktivistë të të drejtave të njeriut; të rinj të interesuar në sektorë si: politikë, media, shoqëri civile dhe fusha të tjera me ndikim.
Kandidatët duhet të kenë njohuri të shkëlqyeshme verbale dhe në të shkruar të gjuhës Angleze.

Procesi i aplikimit dhe përzgjedhjes

Kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë aplikacionin e Shkollës online në gjuhën Angleze. Për të aplikuar, klikoni këtu. Vetëm kandidatët nga lista e ngushtë do të kontaktohen.

Afati i fundit për aplikim:
30 janar 2011.

Faqe relevante:

– Shkolla për Lider të Rinj në Facebook