Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina


Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë
(YIHR KS), me përkrahjen e Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD) dhe Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS), shpallë ftesë për aplikim në Shkollën për Liderë të Rinj – gjenerata e IV-të, e cila do të mbahet nga tetori deri në dhjetor 2012, në Prishtinë, Kosovë.

Shkolla ofron ligjërata nga ekspertë të fushave përkatëse, diskutime përmbajtjesore, aktivitete sociale e kulturore, dhe vizita studimore.

Rreth Shkollës:

Shkolla për Liderë të Rinj është pjesë integrale e Programit të Edukimit të YIHR KS-së, i cili synon të zhvilloj kapacitetet e të menduarit kritik tek gjeneratat e reja në lidhje me konceptet sociale, politike dhe kulturore; t’iu ofroj mundësinë studentëve që të marrin njohuri dhe të kuptojnë politikat demokratike; dhe të zhvilloj aftësitë praktike të studentëve, të nevojshme për vënien në praktikë të një programi progresiv në jetën profesionale apo në aktivitete tjera sociale.

Qëllimi kryesor i Shkollës është i përqendruar në ofrimin e njohurive dhe sfidimin e diskutimeve të hapura lidhur me tema të rëndësishme për gjeneratat e “liderëve të rinj”, tema këto për të cilat rrallë herë diskutojnë përgjatë edukimit të tyre formal.
Klasat do të zgjasin 2 orë në ditë (17:30 – 19:30) dhe do të mbahen 4 ditë në javë (Hëne – Enjte).

Programi i Shkollës për Lider të Rinj përmban 7 module:

1. Të Drejtat e Njeriut dhe Demokracia
2. Sundimi i së Drejtës dhe Drejtësia Tranzicionale
3. Demokracia Pjesëmarrëse
4. Stereotipet dhe Paragjykimet: Ndikimi i Medies
5. Kombi, Nacionalizmi dhe Identiteti
6. Integrimet Evropiane: Vlerat
7. Shkrim Akademik

Kush mund të aplikoj?

– Të rinjtë dhe studentët ndërmjet 20 dhe 30 vjeç,
– Të interesuar në fushat e të drejtave të njeriut, diversitetit, drejtësisë tranzicionale dhe ballafaqimit me të kaluarën;
– Aktivistë të të drejtave të njeriut;
– Të rinj të përfshirë në sektorë si: politikë, media, shoqëri civile dhe fusha të tjera me ndikim.

Kandidatët duhet të kenë njohuri të shkëlqyeshme verbale dhe në të shkruar të gjuhës angleze.

Procesi i aplikimit dhe përzgjedhjes:

Kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë aplikacionin e Shkollës online në gjuhën angleze, në të cilën duhet të ngarkojnë edhe CV-të e tyre.

Vetëm kandidatët nga lista e ngushtë do të ftohen në intervistë.

Vini re: Aplikacionet e pakompletuara, aplikacionet të cilat nuk janë në Gjuhën Angleze, aplikacionet të cilat nuk përfshijnë CV-në dhe aplikacionet, përgjigjet e të cilave detektohen si përgjigje jo-origjinale (të kopjuara) nuk do të shqyrtohen!

Afati i fundit për aplikim: 10 tetor 2012, ora 24:00.

Shkolla për Lider të Rinj në Facebook