Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

Njoftohen të gjithë studentët e interesuar se Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së në Kosovë në bashkëpunim meNismën e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë fillojnë pranimin e aplikacioneve për programin e trajnimit, punëtorisë jashtë Prishtinës dhe realizimit të “Simulimit të Këshillit të BE-së” i cili do të mbahet gjatë muajit mars, 2012.

Rreth Simulimit:
Ky program i simulimit ka për qëllim që t’iu ofroj mundësinë 27 studentëve që kanë interesim në zhvillimin e njohurive kritike për Evropën dhe çështjeve që kanë të bëjnë me Integrimet Evropiane, të marrin pjesë në një simulim të Këshillit të BE-së. Gjatë simulimit, pjesëmarrësit do të diskutojnë dhe debatojnë çështjet dhe propozimet e anëtarëve të Këshillit të BE-së dhe të miratojnë rezoluta “formale”. Secili nga pjesëmarrësit do të hulumtoj dhe më pas, përfaqësoj qëndrimet e njërit nga 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian lidhur me çështjen e caktuar.

Kush mund të aplikoj?
Ky konkurs është i hapur për të interesuarit e të gjitha komuniteteve etnike që jetojnë në Kosovë. Përparësi në përzgjedhje do të kenë studentët e shkencave politike, të juridikut dhe shkencave sociale, si dhe kandidatët të cilët kanë përfunduar programin “Shkolla për Liderë të Rinj”.

Kohëzgjatja dhe agjenda e programit:
I tërë programi do të zgjas 3 javë dhe do të përfshij këto aktivitete:

– 9 mars 2012               Trajnimi fillestar mbi institucionet e BE-së, Prishtinë
– 16 – 17 mars 2012     Punëtori mbi simulimin dhe aftësitë negociuese, jashtë Prishtinës
– 26 mars 2012            Simulimi final (2-3 orë), Prishtinë

Procesi i aplikimit:
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë një letër motivimi për pjesëmarrje së bashku me CV, në ksoffice@yihr.org duke shënuar “Simulimi i Këshillit të BE-së” si subjekt të e-mailit.

Shpërblimi:
Në përfundim të programit, pjesëmarrësit do të pajisen me Certifikata të Pjesëmarrjes dhe më të mirit/ës do t’i ofrohet mundësia e një praktike në KCSF.

Afati i fundit për aplikim: 29 shkurt 2012.

[Për më shumë informata, telefononi në: 038 248 509]