Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

A jeni nxënës/e e shkollave të mesme në Rajonin e Prizrenit? A dëshironi të mësoni më shumë për rolin e gjyqtarit/es, prokurorit/es ose avokatit/es? A doni të dini se si zhvillohet një seancë gjyqësore dhe ta testoni veten në rolin e avokatit/es, prokurorit/es ose gjyqtarit/es?

Përmes aktivitetit “GJYKIME TË SIMULUARA”, 30 të rinj të shkollave të mesme nga rajoni i Prizrenit do të kenë mundësinë të jenë pjesë e një simulimi interaktiv dhe kreativ 3-ditor rreth sistemit të drejtësisë dhe rolit të gjyqtarit/es, prokurorit/es ose avokatit/es. Gjykimet e simuluara janë aktivitete në të cilat nxënësit për tri ditë rradhazi do të marrin informata rreth akterëve të sistemin e drejtësisë dhe do të përgatiten që në ditën e fundit të trajnimit të inskenojnë një seancë gjyqësore.

Gjykimet e Simuluara do të mbahen më 6, 7 dhe 8 gusht 2019 në Prizren. Të gjitha shpenzimet e transportit dhe ushqimit do të mbulohen nga organizatori.

Në fund të trajnimit nxënësit do të certifikohen.

Për të aplikuar ju duhet të dërgoni një përshkrim të shkurtër se pse dëshironi të merrni pjesë në trajnim në emailin ksoffice@yihr.org me subjektin: Aplikim për gjykim të simuluar.

APLIKIMI DO TË JETË I HAPUR DERI MË 28 korrik 2019!

Ky aktivitet është duke u implementuar në kuadër të projektit “Të Rinjtë për Drejtësi” i cili po mbështetet nga INL – Departamenti i Shtetit Amerikan.