Aplikim për “GJYKIME TË SIMULUARA”
A dëshironi të mësoni më shumë për rolin e gjyqtarit/es, prokurorit/es ose avokatit/es? A doni të dini se si zhvillohet një seancë gjyqësore dhe doni ta testoni veten në rolin e avokatit/es, prokurorit/es ose gjyqtarit/es?
Përmes aktivitetit “GJYKIME TË SIMULUARA”, 30 të rinj të shkollave të mesme nga rajoni i Prishtinës do të kenë mundësinë të jenë pjesë e një simulimi interaktiv dhe kreativ 3-ditor rreth sistemit të drejtësisë dhe rolit të gjyqtarit/es, prokurorit/es ose avokatit/es. Gjykimet e simuluara janë aktivitete ku gjykimi përmes pjesëmarrësve inskenohet.
Ky aktivitet do të mbahet në Gjykatoren e Fakultetit Juridik, Universiteti i Prishtinës më 3, 4 dhe 5 maj 2019. Të gjitha shpenzimet e transportit dhe ushqimit do të mbulohen nga organizatori.
APLIKIMI DO TË JETË I HAPUR PREJ DATËS 2 PRILL DERI MË 22 PRILL. Mund te aplikoni duke plotësuar këtë formë.
Ndërsa për aplikantë të moshës ndër 18 vjeç, kërkohet gjithashtu edhe kjo leje prindërore.
Ky aktivitet është duke u implementuar në kuadër të projektit “Të Rinjtë për Drejtësi” i cili po mbështetet nga INL – Departamenti i Shtetit Amerikan