Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

Lidhur me “non-paper” dokumentin që trazoi publikun në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë, rrjeti rajonal i Iniciativës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut nga Bosnja dhe Herzegovina, Mali i Zi, Kroacia, Kosova dhe Serbia – evokojnë shprehjen “Mos e vritni lajmëtarin”.

Kushdo që të jetë autori i dokumentit të sipërpërmendur, thjesht ka artikuluar aspiratat afatgjata të nacionalistëve të kombësive të ndryshme. Në emër të politikës nacionaliste të viteve të 90-ta, jeta e mbi 130,000 njerëzve u flijua dhe qindra mijëra njerëz u transferuan me forcë gjatë spastrimit etnik në mënyrë që të krijoheshin fshatra, qytete, territore dhe shtete të pastra etnike. Para gjykatave kombëtare dhe ndërkombëtare, veprimet ushtarake, paraushtarake dhe policore si vrasjet, dëbimet, hapjet e kampeve të burgjeve, u klasifikuan saktë si krime lufte, krime kundër njerëzimit, madje edhe gjenocid në rastin e Srebrenicës.

Ishte e vështirë të arrihej dhe të ruhej stabiliteti në Ballkanin Perëndimor, por paqja e qëndrueshme nuk u arrit. Prova më e mirë e këtij pretendimi është fakti që propozimet nga ky dokument qarkullojnë në qarqet politike si diçka e denjë për vëmendje.

Kur u shfaq mundësia për t’u anëtarësuar në BE në fillim të viteve 2000, aspiratat e shteteve ballkanike për të krijuar shtete etnikisht të pastra filluan të zbehen e madje edhe nacionalistët më të ashpër mund të pranonin bashkimin nën një flamur evropian dhe për një mirëqenie ekonomike. Këtu kujtojmë opinionin e një ekstremisti serb – Ne nuk mund t’i mbushim traktorët tanë me patriotizëm, le të shkojmë në Evropë!

Mosgatishmëria dhe paaftësia e BE për të integruar vendet e Ballkanit Perëndimor dërgoi në një rritje dramatike të nacionalizmit në shoqëritë në rajon. Duke mbështetur mundësinë e një shkëmbimi territorial mes Kosovës dhe Serbisë, Washington D.C dhe disa qarqe evropiane përkrahën udhëheqësit nacionalistë dhe fantazitë e tyre.

Nuk ka nevojë të përmenden me emra udhëheqësit politikë që janë bartës të ideve shkatërruese të shteteve etnikisht të pastra. Historia e afërt e mëson Ballkanin, ashtu si edhe shtetet evropiane, se është e mundur të bëhen ndryshime dramatike nga vlerat demokratike dhe të orientuara drejt Evropës në qëllime nacionaliste, por dhe anasjelltas.

BE-ja, anëtarët e saj dhe udhëheqësit politikë mbështetën, toleruan ose injoruan nacionalizmin në rritje në shoqëritë tona për vite me rradhë. Një luftë aktive kundër nacionalizmit nuk ekziston më dhe i vetmi mekanizëm nga i cili Evropa është drejtuar është ngadalësimi dhe ndalimi i procesit të integrimeve në BE për shtetet tona, i cili dëmton qytetarët, por jo edhe elitat politike që inkurajojnë dhe drejtojnë politika nacionaliste.

Përveç të gjitha anëve të saj të dobëta, ky dokument ofroi një koncept të ri freskues – Evropa po merrë udhëheqjen dhe përgjegjësinë për arritjen e paqes në Ballkan. Në këtë drejtim, kjo frymë e dokumentit duhet të mbahet, ndërsa përmbajtja e tij duhet të fshihet dhe të rishkruhet, pa rishikuar hartat. Kufijtë e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe të Kroacisë, nuk duhet të ndryshojnë.

Ky vizion do të mbështetej nga qytetarët e të gjitha vendeve dhe kombeve tona. Ky vizion do të dekurajonte udhëheqësit tanë të cilët kanë aspirata nacionaliste dhe madje do të ndikonte në ndryshimin e qasjes së disa prej tyre. Ky vizion do të krijonte udhëheqës të rinj, pro-demokratikë dhe pro-evropianë.

Me rastin e përvjetorit të krimeve në Ahmići dhe Trusina (Bosnjë dhe Hercegovinë), ne i bëjmë thirrje Evropës, si dhe institucioneve të BE-së, që simbolizojnë ndërtimin e paqes, të marrin përgjegjësi dhe udhëheqje në këtë proces, ndërkohë duke ju mundësuar vendeve të Ballkanit Perëndimor të bëhen shpejt anëtare të BE-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *