Call for Application “Rethinking European Political Culture – How to strengthen cooperation, integration and concrete Youth participation?”
The Centre international de formation européenne (CIFE Berlin) në bashkëpunim me Centre Culturel Franco-Allemand Nice (CCFA Nice) dhe Nismën e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut Serbi dhe Kosovë ka kënaqësinë të shpallë programin e financuar nga Franco-German Youth Office (OFAJ / DFJW) dhe Regional Youth Cooperation Office (RYCO) “Rethinking European Political Culture – Si të forcohet bashkëpunimi, integrimi dhe pjesëmarrja konkrete e të rinjve? ”
Një mundësi e jashtëzakonshme për të takuar dhe bashkëpunuar me të rinjtë nga Franca, Gjermania, Kosova dhe Serbia në Berlin, Nice, Beograd dhe Prishtinë. Programi përbëhet nga një seri prej 3 punëtorive për të rinjtë (18-29 vjeç) që jetojnë në Francë, Gjermani, Kosovë dhe Serbi. Programi targeton mendimtarët e rinj të cilët janë të interesuar në politikë, Evropë, në ngritjen e pyetjeve dhe zhvillimin e ideve. Seminaret janë planifikuar për datat dhe vendet si më poshtë:
Berlin, Gjermani – 16-21 shtator, 2019
Beograd, Serbi dhe Prishtinë, Kosovë – 3-10 nëntor 2019
Nice, France – 3-9 mars, 2020
Detaje më të hollësishme rreth programit mund të shkarkohen këtu.
Forma e aplikimit mund të shkarkohet këtu.
Afati i fundit për aplikim është 04 Qershor 2019.
Për çdo pyetje në lidhje me programin mos hezitoni të na kontaktoni në ksoffice@yihr.org.