Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

8 prilli shënon Ditën Ndërkombëtare të Romëve, ditë kjo në të cilën kultura rome festohet dhe njëherit është shkas për ta ngritu zërin dhe dërguar një mesazh të qartë shoqërisë për pozitën e tyre në të. Romët historikisht i përkasin shoqërisë kosovare, por përkundër kësaj ata ende përballen me racizëm dhe paragjykime ndaj tyre. Fatkeqësisht, edhe sot Romët përballen me racizmin strukturor; në sistemin arsimor, tregun e punës dhe në shumë segmente të tjera të cilat pengojnë lëvizshmërinë e tyre sociale. Në këtë ditë ne e ngrisim me krenari flamurin Rom, një flamur pa pushtet shtetëror, por i takon popullit romë që historikisht është pjesë e shumë vendeve, gjë që e bën këtë flamur një trashëgimi në të gjithë botën dhe tregon se ku qëndron fuqia e tyre e vërtetë.

Ne duam që historia Rome të përfshihet në tekstet shkollore të Kosovës, ne duam që kultura dhe gjuha rome të pranohet në shoqërinë kosovare, ne duam hapësirë politike për praninë e romëve, dhe për këtë arsye me këtë komunikatë deklarojmë se ditë e Romëve, duhet të jetë çdo ditë!