EKSPERT/E PËR MONITORIM DHE VLERËSIM TË PROJEKTEVE
Youth Initiative for Human Rights – Kosovë (YIHR KS) është duke kërkuar një ekspert/e për përpilimin e kornizës të monitorimit dhe vlerësimit të projektit “Të Rinjtë për Drejtësi” i cili mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan – INL.
Projekti “Të Rinjtë për Drejtësi” ka si qëllim kryesor që të fuqizojë të rinjtë të kërkojnë drejtësi dhe të bëhen pjesëmarrës aktiv në sektorin e drejtësisë në Kosovë.
Ndërsa, Youth Initiative for Human Rights – Kosovë (YIHR – KS) është formuar në vitin 2004 si organizatë jo – qeveritare lokale, e bindur se të drejtat e njeriut dhe vlerat shoqërore janë bazë e çdo shoqërie progresive dhe të hapur. YIHR KS është e dedikuar në procesin e ballafaqimit me të kaluarën, mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe promovimin e sundimit të ligjit.
Përshkrimi i Shërbimit:
YIHR KS është duke kërkuar një ekspert/e që do të përpiloj një kornizë të monitorimit dhe vlerësimit të projektit si dhe ekzekutimin e procesit të vlerësimit.
Detyrat:
- Përpilimi i kornizës dhe metodologjisë të monitorimit dhe vlerësimit të projektit “Të Rinjtë për Drejtësi”;
- Ekzekutimi i vlerësimit.
Dokumentet për aplikim:
- CV;
- Një kornizë e përgjithshme e metodologjisë;
- Materiale të punës së mëparshme;
- Tre referenca;
- Ofertën financiare.
Ju lutem dërgoni këto dokumente në ksoffice@yihr.org me subjekt të email “Aplikim – Vlerësim i projekteve” deri me 28 Shkurt 2019.