Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

Të lumtur dhe entuziastë që për herë të parë të rinjët nga rajoni i Prishtinës po e vizitojnë Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Sot YIHR KS ka filluar me aktivitetin “Ditë e hapur në Gjykatë”. Gjatë vizitës nxënësit patën mundësi të diskutojnë me një panel të përbërë nga një gjyqtare një prokurore dhe një avokate nga të cilët kanë marrë njohuri rreth roleve të tyre në procedurat gjyqësore.

Iliriana Qollaku – Prokurore, Fartime Dermaku – Gjyqëtare dhe Merita Stublla Emini – Avokate ndanë përvojat e tyre dhe sfidat në sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Projekti “Të Rinjtë për Drejtësi “ ka për qëllim të fuqizojë të rinjtë për të kërkuar drejtësi dhe për t’u bërë pjesëmarrës aktiv në sektorin e drejtësisë në Kosovë.
*Ky projekt financohet nga U.S. Department of State: Bureau of Intl Narcotics & Law Enforcement (INL) dhe implementohet nga YIHR KS.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *