THIRRJE PËR APLIKIM: GARA ME ESE
Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë gjatë implementimit të fazës së tretë të projektit “Të Rinjtë për Drejtësi” në kuadër të projektit “Kërko Drejtësi” i cili po mbështetet nga National Center for State Courts ka kënaqësinë të ju njoftoj për Garën me Ese.
Çka është Gara me Ese: kjo garë është një aktivitet i hapur për nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët e Universiteteve Publike. Shkrimi i eseve ka për qëllim elaborimin e çështjeve mbi sistemin e drejtësisë dhe fenomenet negative që po e përcjellin atë, përkatësisht cilat janë sfidat dhe cila është perspektiva e të rinjve në Kosovë mbi këto problematika.
Për çka mund të shkruani: të gjithë të interesuarit do të kenë mundësinë të shkruajnë për njërën nga temat si mëposhtë duke iu përshtatur kritereve:
1. Drejtësi për të gjithë – A ka në Kosovë? Një perspektive personale e ballafaqimit me problemet e sistemit të drejtësisë në Kosovë.
2. A është korrupsioni i pashmangshëm?
- analizim i strukturës së shoqërisë dhe identifikimi i korrupsionit
- ofroni mënyra efikase për të zgjidhur këtë problem
- rëndësia e qytetarisë aktive në përmirësimin e situatës
Kriteret për aplikim:
- Aplikantët duhet të jenë të moshës 16 – 24 vjeç (do tu kërkohet të sjellin dokumente për vërtetimin e moshës)
- Duhet të jenë nxënës të shkollave të mesme dhe studentë nga Universitetet Publike dhe Private në Fakultetet e Shkencave Sociale
Kriteret për ese:
- Një aplikant mund të zgjedh vetëm njërën nga temat për të shkruar
- Eseja duhet të ketë 1500 fjalë, të shkruhet në gjuhën shqipe dhe të jetë përshkruese
- Hyrja të jetë e qartë dhe përgjatë shkrimit të ketë definim preciz të situatës
- Analiza e situatës duhet të jetë e bazuar në fakte
- Të gjitha burimet e përdorura duhet të cekën
- Font “Times New Roman”, madhësia: 12 dhe format PDF
Nga të gjitha aplikacionet do të përzgjedhen dy eset më të mira në dy tema të ndryshme. Fituesit/et do të shpërblehen me nga një dhuratë simbolike.
Aplikimi do të jetë i hapur deri me datë 15 Qershor 2018 dhe të gjitha eset duhet të dorëzohen në mënyrë elektronike në e-mailen: gjylymser@yihr.org. Secili aplikacioni në subjektin e e-mailes duhet të ketë të cekur temën e përzgjedhur ndryshe nuk do të merret parasysh.