KAMPI VEROR: “GARA ME GJYKIM TË SIMULUAR”
KAMPI VEROR: “GARA ME GJYKIM TË SIMULUAR” (30) të rinjë të shkollave të mesme nga komuna e Fushë Kosovës, Obiliqit, Podujevës, Drenasit, Lipjanit dhe Prishtinës do të kenë mundësinë të jenë pjesë e një trajnimi intensive 3-ditor mbi rolin e Gjyqtarit, Avokatit dhe Prokurorit.
Ky kamp do të mbahet në “Akademinë e Kosovës për Siguri Publike” në Vushtrri me datat 8, 9 dhe 10 Qershor . Të gjitha shpenzimet do të mbulohen nga organizatori.
A dëshironi të mësoni më shumë për rolin e Gjyqtarit, Prokurorit ose Avokatit? A e dini se si zhvillohet një seancë gjyqësore dhe doni ta testoni veten në rolin e avokatit, prokurorit ose gjyqtarit?
APLIKIMI DO TË JETË I HAPUR PREJ DATËS 18, MAJ DERI ME 1 QERSHOR
Ju mund të aplikoni duke plotësuar këtë formë me të dhënat e juaja dhe të bëheni pjesë e kampit veror. https://goo.gl/forms/4UHamr1qregswNS23
Ky aktivitet është duke u implementuar në kuadër të projektit “Të Rinjtë për Drejtësi” i cili po mbështetet nga National Center for State Courts.