Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut ju fton që të aplikoni për të marrë pjesë në programin e Links (Linking Kosovo and Serbia), i cili do të mbahet nga data 3 deri më 16 Nëntor. Ky program ka për qëllim krijimin e lidhjeve ndërmjet të rinjve nga Serbia dhe Kosova dhe përfshirjen e tyre në diskutimet për problemet që i shqetësojnë të dy shoqëritë.

Gjatë programit, 30 pjesëmarrës (15 nga Serbia dhe 15 nga Kosova), së bashku do të diskutojnë për problemet, marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës dhe të reflektojnë në mënyrë kritike mbi negociatat e zhvilluara në Bruksel. Të rinjtë do të japin në formën e një deklarate rekomandime për përmirësimin e marrëdhënieve midis dy shoqërive.

Programi është dizajnuar për të gjithë individët socio-politikisht aktiv (aktivistë, anëtarë/degë rinore të partive politike, studentë / aktivistë, njerëz të rinj të angazhuar në sektorin e OJQ-ve, të punësuarit në sektorin publik, shtypi, artistët dhe punëtorët e kulturës) të cilët janë të interesuar për t’u angazhuar në bisedë në lidhje me marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës.

Programi përbëhet nga tri faza:

(Pjesëmarrja në të tri fazat është e domosdoshme)

Për të kontribuar në forcimin e bashkëpunimit në mes të rinjve të rajonit, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut punon në Programet e Shkëmbimit të të Rinjve mes Kosovës dhe Serbisë që nga viti 2003. YIHR beson se marrëdhëniet në rajon duhet të ndërtohen mbi besim dhe mirëkuptim të ndërsjellë, dhe duke punuar në krijimin e një platforme ku të rinjtë mund të takohen dhe të diskutojnë rreth problemeve të rëndësishme sociale dhe politike.

Nëse ju doni të jeni pjesëmarrës në këtë program, ju duhet të regjistroheni duke plotësuar formularin e aplikimit.

Afati i fundit për aplikim është 17 Tetor.

Gjuha zyrtare e programit është gjuha angleze. Organizatorët mbulojnë të gjitha shpenzimet e udhëtimit, akomodimit dhe ushqimin gjatë gjithë kohëzgjatjes së programit.

Për çdo pyetje, ju mund të na kontaktoni me e-mail në trina@yihr.org

Projekti është organizuar me mbështetjen e Ambasadës Gjermane në Serbi.