Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

Me 9 prill, ne shënojmë Ditën e Kushtetutës. Gjendja aktuale e krijuar na ka sjell në një situatë ku aksionet rrugore po i kthejmë në ato online.

Andaj, të enjten (9 prill), duke filluar nga ora 14:00, në Livestream së bashku me Avokatin e Popullit – Hilmi Jashari dhe Avokaten – Rina Kikën po flasim për zbatimin e ligjit në Kosovë dhe jo vetëm. Të drejtat e komuniteteve e grupeve të ndryshme në Kosovë dhe qasjen e tyre në drejtësi, me fokus të veçantë të drejtat e komunitetit LGBTQ, vajzave dhe grave dhe komuniteteve jo-shumicë do të jenë disa nga temat kryesore.

Hilmi Jashari është zgjedhur Avokat i Popullit nga Kuvendi i Kosovës, më 2 korrik 2015, për një mandat pesë (5) vjeçar. Është jurist i diplomuar i Universitetit të Prishtinës dhe ka ndjekur një varg trajnimesh nga fusha juridike dhe e të drejtave të njeriut, ndërsa Rina Kika është avokate e cila punon në Prishtinë. Ajo mban titullin Master me përqëndrim në të Drejtat e Njeriut nga Universiteti Duke në ShBA dhe një tjetër nga Universiteti i Cyrihut në Zvicër për të Drejtën Ndërkombëtare Tregtare. Së fundmi ka përfaqësuar me sukses Blert Morinën, në rastin e parë publik të një personi transgjinor për njohjen ligjore të identitetit të tij gjinor.

Mbani në mend: E enjte, ora 14:00, livestream me Avokatin e Popullit – Hilmi Jashari dhe Avokaten – Rina Kika. Linkun për event mund ta gjeni KËTU.

Ky aktivitet do të organizohet në kuadër të projektit ‘’Të Rinjtë për Drejtësi’’ që mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan/INL.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *