ANIDA GJURGJIALI
Fiona2023-01-17T10:00:32+00:00 Asistente e Programit dhe Monitorimit
Anida Gjurgjiali përfundoi studimet Bachelor për Gjuhë dhe Letërsi Angleze, kurse studimet
Postdiplomike për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut në Universitetin e Sarajevës dhe
Universitetin e Bolonjës (diplomë e dyfishtë). Ajo ka përfunduar praktikat hulumtuese në Turqi,
Greqi e Slloveni mbi ndikimin sociopolitik në fushën e të drejtave të njeriut. Anida ka qenë
vullnetare dhe pjese e projekteve kombëtare dhe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, paqen
dhe sigurinë në rajon dhe ballafaqimin me të kaluarën dhe është e fokusuar në diskurset
narrative të shoqërive pluraliste në shtetet e paskonfliktit të Ballkanit Perëndimor.