HANA BERISHA
Fiona2023-01-17T10:01:40+00:00 Asistente e Programit
Hana iu bashkua YIHR KS në nëntor të 2022 në pozitën e Asistentes së Programit. Ajo është në
përfundim të studimeve bachelor në degën e Psikologjisë.
Para dhe gjatë studimeve ka punuar në kapacitete të ndryshme në sektorin privat dhe në shoqëri
civile në organizata joqeveritare. Para bashkimit me YIHR KS, Hana ka punuar në kompaninë
‘Frutomania’ si zyrtare e burimeve njerëzore. Po ashtu për një kohë ka punuar si mentore në
projektin ‘Shkolla e Nënave’ organizuar nga ‘Women Without Borders’ dhe implementuar nga
‘Jahjaga Foundation’. Së fundi ka punuar si koordinatore e projektit në organizatën Qendra për
Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore. Ajo e ka pasion fuqizimin e rinisë, aktivizmin qytetar
me bazë në komunitet dhe mireqënien e shëndetit mendor. Hana iu bashkua YIHR KS duke e
parë kontributin e kësaj organizate në fushën e të drejtave të njeriut dhe veçanërisht fuqizimin e
të rinjëve.