Nita Deda
Fiona2023-01-16T15:44:18+00:00
Nita Deda është një operatore e njohur kulturore në Kosovë me përvojë si drejtoreshë festivali,
kuratore muzikore, producente filmash dhe ekspert komunikimi. Nita ishte Drejtoreshë e
Festivalit Ndërkombëtar dhe të Filmit të Shkurtër DokuFest, dhe në atë rol ajo ishte thelbësore në
ofrimin e strukturës dhe imazhit të festivalit, Duke krijuar njëkohësisht themelet për DokuNights,
programin muzikor të festivalit, duke kuruar linjën e tij muzikore për një dekadë. Si
bashkëthemeluese e ‘Andrrat Moderne,’ Nita është pjesë e një kolektivi që shërben si platformë
për muzikë, fotografi, letërsi, film, dizajn dhe mundësi të tjera që vijnë nga bashkëpunimet me
artistë/e dhe miq/kesha. Ajo aktualisht është duke punuar me Manifesta Biennale si pjesë e ekipit
lokal në Prishtinë.