Vjosa Rexhepi
Fiona2023-01-16T15:38:27+00:00
Vjosa Rexhepi është aktiviste për të drejtat e njeriut, e cila ka qenë e angazhuar në aktivitete të
ndryshme vullnetare, duke promovuar angazhimin qytetar dhe vlerat e të drejtave të njeriut.
Përveç kësaj, Vjosa është një aktiviste vullnetare e pasionuar në “Nisma Ime” një rrjet i OJQ-së
Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut që nga viti 2007, ku organizoi, mbështeti dhe mori
pjesë në aktivitete të ndryshme ndërgjegjësuese lidhur me të drejtat e njeriut, aktivizmin qytetar
dhe procesin e ballafaqimit me të kaluarën në Kosovë dhe rajonin e Ballkanit. Vjosa ka
përfunduar studimet master në Farmaci në Universitetin e Prishtinës. Për dymbëdhjetë vitet e
fundit, ajo ka punuar në industrinë farmaceutike.