Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut Kosovë (YIHR KS) bëri përmbylljen e Programit Udhëtim në Evropë për vitin 2013. Në vazhdën e përpjekjeve për të promovuar lirinë e lëvizjes, për shtatë vite me radhë, Nisma ka organizuar këtë projekt që iu mundëson studentëve më të dalluar të universiteteve në Kosovë që për një muaj të udhëtojnë lirshëm në shtetet e Bashkimit Evropian.

Me këtë rast, përveç prezencës së pjesëmarrësve të këtij viti, edhe studentëve të viteve të kaluara, YIHR KS ftoj edhe përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës që të bisedojnë me pjesëmarrësit për sfidat dhe vështirësitë që Kosova po ballafaqohet në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Zëvëndës Ministri i Punëve të Jashtme, z. Petrit Selimi, tha që nisma të tilla janë të një rëndësie të madhe pasi që ofrojnë mundësi për studentët e dalluar të cilët po e përfundojnë fakultetin të udhëtojnë dhe të shohin Evropën për së afërmi. I pranishëm në mbyllje të projektit ishte edhe z. Besnik Vasolli, Koordinator Teknik për Liberalizimin e Vizave i cili foli për procesin nëpër të cilin po kalon Kosova dhe hapat e mëtutjeshëm në procesin e liberalizimit të vizave.

Pjesëmarrësit e këtij viti ishin mjaft entuziastë për përvojën e tyre, për të cilët kjo ishte hera e parë që udhëtonin jashtë vendit. Gent Sopa – student në fakultetin e mjekësis, tregoi se sa i rëndësishëm ishte për të dhe shokët e shoqet e tij ky udhëtim, i cili judha mundësinë që të jenë në kontakt direkt me vlerat Evropiane.

Projekti “Udhëtim në Evropë” është motivuar nga pamundësia e të rinjve kosovarë për të njohur Evropën përmes një përvoje të drejtpërdrejtë. Ideja kryesore e projektit është që studentëve të dalluar të universiteteve në Kosovë t’iu mundësohet të marrin viza Schengen dhe bileta treni Inter-rail në mënyrë që verën ta kalojnë duke udhëtuar nëpër vendet e Evropës sipas zgjedhjes së tyre.