Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS) ka kënaqësinë të shpallë raundin e parë të thirrjes për projekt propozime në kuadër të Programit të Granteve të Vogla për vitin 2012, i cili ka për qëllim të nxisë aktivizmin dhe inkurajoj dialogun dhe bashkëpunimin mes të rinjve të përkatësive të ndryshme etnike në Kosovë dhe në rajon. Programi i Granteve të Vogla i YIHR KS-së mbështetet nga National Endowment for Democracy (NED).

Në mënyrë që të fuqizoj kapacitetet e aktivizmit tek të rinjtë, YIHR KS do të jep grante për ato organizata rinore që demonstrojnë kapacitet për të identifikuar problemet e komuniteteve lokale dhe gjithashtu ato që demonstrojnë aftësi për të ndërmarrë hapa konkretë për zgjidhjen e këtyre problemeve.

Prioritet do t’u jepet projekteve që përmbajnë aktivitete që lidhen me inkurajimin, përmirësimin dhe zhvillimin e mundësive për të krijuar lidhje të reja dhe dialog mes të rinjve nga komunitetet e ndryshme në Kosovë dhe rajon; projekte të cilat demonstrojnë bashkëpunimin e të rinjve nga komunitetet e ndryshme etnike në zgjidhjen e problemeve lokale dhe kombëtare; dhe projekte që forcojnë dhe lehtësojnë pjesëmarrjen e të rinjve në proceset vendimmarrëse, jetën publike dhe në fushata të të drejtave të njeriut.

Procedura e Aplikimit:

Të gjitha projekt propozimet duhet të përfshijnë:
1) Një përshkrim të organizatës dhe një tregues të kompetencave në fushën e këtij projekt propozimi
2) Një përmbledhje të projektit, duke përfshirë:
a) Përfitues e drejtpërdrejtë
b) Aktivitetet e projektit
c) Rezultatet e pritura
3.) Një vështrim të shkurtër (2 apo 3 rreshta) dhe të përgjithshëm të buxhetit tuaj, burimet e të ardhurave dhe shpenzimeve për këtë projekt

Kush mund të aplikoj:

YIHR KS do të dhuroj grante për organizata joqeveritare të regjistruara në përputhje me ligjin në fuqi. Vendimi për dhurimin e granteve merret nga Komiteti Vlerësues i Granteve i YIHR KS-së.

Informata rreth granteve:

YIHR KS do të dhuroj një numër të kufizuar të Granteve të Vogla për projekte që mund të zgjasin deri në tre muaj, dhe në shumë maksimale prej 5,000 USD.

Afati i fundit për dorëzimin e projekt propozimeve është 23 mars 2012.

Projekt propozimet duhet të dorëzohen në:
ksgrants@yihr.org
ose:
Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë
Rr. Perandori Dioklecian 14, kati i 1rë
10000 Prishtinë, Kosovë

[Për informata më të hollësishme, mund të telefononi në +381 38 248 509]

Shkarko formën e aplikimit
Shkarko formën e buxhetit