Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

Programi i Monitorimit të Seancave Gjyqësore  – Thirrje per aplikim

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS) fton të gjithë studentët dhe të sapo diplomuarit e drejtimit Juridik të aplikojnë në Programin për monitorimin e seancave gjyqësore në Gjykatat Themelore në Rajonin e Prishtinës, Mitrovicës, Gjilanit dhe Prizrenit dhe degët e tyre.

40 studentë dhe të sapo diplomuar të drejtimit Juridikut do të kenë mundësinë të monitorojnë seanca gjyqësore në këtë program 1- mujor, ku çdo pjesëmarrës do të monitorojë nga 10 seanca. Pas çdo seance, ata/o duhen të dorëzojnë një raport të monitorimit gjithashtu në fund të programit gjithësecili do të duhet të përgatisin një blog i cili do të publikohet në Platformën interaktive “E drejta jem”.

Pjesëmarrësit do të marrin një shumë prej 10$ për çdo seancë që do ta monitorojnë.

Për të aplikuar ju duhet të dërgoni një CV dhe letër motivuese (max. 500 fjalë) deri më 15 shtator 2019 ne ksoffice@yihr.org me subjektin “Programi i Monitorimit të Seancave Gjyqësore” ora 00:00.

Ky program organizohet në kuadër të projektit “Të Rinjtë për Drejtësi” i cili mbështetet nga INL – Departamenti i Shtetit Amerikan