Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

Programi për Fuqizimin e Rinisë

YIHR KS përmes Programit për Fuqizimin e Rinisë beson në fuqinë e të rinjve si qytetarë të përgjegjshëm dhe aktiv në ndërtimin e një shoqërie të përgjegjshme dhe përparimtare. Andaj, fokusi kryesor i këtij programi është të fuqizojë të rinjtë për t’u bërë pjesëmarrës aktiv në jetën shoqërore dhe politike në nivelin lokal, kombëtar, rajonal dhe global.

Ne synojmë ta arrijmë këtë përmes edukimit dhe zhvillimit të kapaciteteve të rinisë për t’u angazhuar në mbrojtjen dhe avokimin e të drejtave të njeriut. Për më shumë, përmes këtij programi ne synojmë që t’i lidhim të rinjtë nga rajoni dhe bota në mënyrë që të zvoglojmë mundësinë për paragjykime dhe stereotipe.

Ky program mbështet nga: NED, Erasmus + dhe Netherlands Enterprise Agency.

Ky program mbështetet nga: Departamenti i Shtetit Amerikan/INL dhe Kosovo Specialists Chambers.