Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

Ne, të nënshkruarit, jemi të shqetësuar për pasojat negative të vazhdueshme të deklaratës së fundit të kryetarit të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili është zotuar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për pronësinë e tokës në Manastirin e Deçanit nuk do të zbatohet kurrë.

Të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës duhet të respektohen. Kushtetuta ofron garancë të rëndësishme për të gjithë qytetarët e Kosovës, por garancitë e tilla kanë kuptim vetëm nëse vendimet e gjykatave zbatohen nga subjektet fizike dhe juridike në mbarë Kosovën.

Moszbatimi i aktgjykimeve ligjore çon vetëm në ndjenjë pasigurie për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe shërben vetëm si dëmtues i besimit në sundimin e ligjit në Kosovë. Ne u bëjmë thirrje të gjithë atyre që mbajnë poste zyrtare publike që të përmbahen nga dhënia e deklaratave që shërbejnë vetëm për dëmtimin e besimit në sundimin e ligjit.

Nënshkruesit
1. Aktiv
2. Civic initiatives (Gradjanske inicijative)
3. Center for Peace and Tolerance
4. Democracy + (D+)
5. Forum for Development and Multiethnic Collaboration (FDMC)
6. Gorazdevac Media Group
7. Jelena Lončar, Akademike, Universiteti i Beogradit
8. Kosovo Law Institute
9. New Social Initiative (NSI)
10. NGO Be Active 16, Preshevë
11. Qendra mediale, Çagllavicë
12. The Future, Bujanoc
13. Voice of Roma, Ashkali, and Egyptians (VoRAE)
14. Vjollca Krasniqi, Akademike, Universiteti i Prishtinës
15. YIHR Serbi
16. YIHR Kosovë
17. YUCOM
18. Valon Arifi, Aktivist qytetar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *