Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS) dhe Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ), në koordinim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, të Hënën, më 13 maj 2013 organizuan ceremoninë për shpalljen e fituesve në garën e esesë dhe vizatimit/pikturës më të mirë, e cila u mbajt në amfiteatrin e madh të Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare në Prishtinë.

Panelistë në këtë ceremoni ishin: z. Ragip Gjoshi – Këshilltar i Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë; znj. Gaby Hagmuller nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë; znj. Luljeta Vuniqi – Drejtoreshë Ekzekutive e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore; dhe znj. Raba Gjoshi – Drejtoreshë Ekzekutive e Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë.

Kjo garë është realizuar në kuadër të projektit “Vetëdija gjinore, pjesë e kulturës së përgjithshme”, i cili ka për qëllim ndërgjegjësimin e të rinjve lidhur me pasojat negative të dhunës në mesin e çifteve tek adoleshentët dhe ngritjen e debatit lidhur me barazinë gjinore përmes artit dhe ngjarjeve kulturore.

Përmes këtij projekti, nxënësit kosovarë të moshës 16-18 vjeçare kanë pasur mundësi që në mënyrë artistike dhe kreative – përmes eseve dhe vizatimeve/pikturave – të trajtojnë temën “A mund djemtë dhe vajzat të jenë/trajtohen njëjtë ndonjëherë?”. Tri esetë dhe vizatimet/pikturat më të mira u shpërblyen.

a) Komisionet profesionale, në garën për esenë më të mirë, kanë shpallur këta fitues:

– Vendi i parë: Doruntina Hetemi, klasa XI/5, gjimnazi “Xhevdet Doda”, Prishtinë;
– Vendi i dytë: Fjolla Januzi, klasa XII/3, gjimnazi “Zenel Hajdini”, Gjilan;
– Vendi i tretë: Rigon Kurteshi, klasa X/7, gjimnazi “Zenel Hajdini”, Gjilan.

b) Komisionet profesionale, në garën për vizatimin/pikturën më të mirë, kanë shpallur këta fitues:

– Vendi i parë: Arbëresha Luhaj, klasa XI/2, gjimnazi “Vëllezërit Frashëri”, Deçan;
– Vendi i dytë: Emir Hajdari, klasa XI/3, ShMLT “11 Marsi”, Prizren;
– Vendi i tretë: Blerina Jahiri, klasa X/9, gjimnazi “Kuvendi i Arbërit”, Ferizaj.

Projekti “Vetëdija gjinore, pjesë e kulturës së përgjithshme” financohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.