Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR) shprehet e shqetësuar me rritjen e rasteve të dhunës ndaj gazetarëve në Kosovë. Gjatë vetëm një jave në Kosovë janë shënuar dy raste të dhunës fizike ndaj gazetarëve të cilët po kryenin detyrën e tyre. Rasti më i fundit është ai i sulmit ndaj gazetarit Shkodran Gajraku dhe kameramanit Veton Ethemi nga Televizioni Klan Kosova nga dy zjarrfikës nga Vushtrria.

Kjo dhunë duhet të jetë e patolerueshme për organet e rendit dhe drejtësisë. YIHR kërkon nga institucionet përkatëse që të merren masa të menjëhershme ndaj personave përgjegjës në mënyrë që raste të tjera të dhunës ndaj gazetarëve dhe fjalës së lirë parandalohen dhe të dënohen.