Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

Youth Initiative for Human Rights – Kosovë (YIHR KS) kundërshton fuqishëm vendimin e Universitetit të Prishtinës për emërim të Dashamir Bërxullit si prorektor.

Sipas postimit në faqen e Universitetit të Prishtinës, Dashamir Bërxulli është emëruar prorektor i Universitetit të Prishtinës.

Z. Bërxulli është bashkëautor i librave të Psikologjisë të klasës 11 dhe 12 të shtëpisë botuese Libri Shkollor.

Raporti i publikuar nga YIHR KS në dhjetor të vitit 2017 ka evidentuar se këta libra të shkruara nga prorektori i ri i Universitetit të Prishtinës, Dashamir Bërxulli, kanë përmbajtje seksiste, homofobike dhe diskriminuese kundrejt shumë grupeve të cenueshme në shoqëri.

Ja një shembull:

“Rezultati është që të dy trurët janë të lidhur në mënyrë të ndryshme: truri i mashkullit për të bërë dhe ai i femrës për të folur.”

Duke marrë parasysh se Dashamir Bërxulli qartazi përmes këtyre “fakteve shkencore” tregon për mendësinë e tij patriarkale dhe diskriminuese, ne kërkojmë që ai të largohet nga pozita e prorektorit. Sistemi i lartë i edukimit duhet të jetë hapësirë ku diskriminimi luftohet e jo të legjitimohet. Përderisa kemi persona si Dashamir Berxulli pjesë të Universitetit, gjenerata të shumta do të ushqehen prej kësaj mendësie përçarëse duke ndikuar në mënyre negative në barazinë dhe drejtësinë shoqërore në Kosovë.

Seksistët dhe homofobët nuk kanë vend në Universitet, e hiç më pak në strukturat e tij!

Këto janë disa shembuj të tjerë nga librat shkollorë të Dashamir Bërxullit:

“Për shembull, ne dimë që cikli menstrual mund të ndikoj performancën matematike dhe verbale të femrave. Kjo na sygjeron që dallimi në performancë në rezultatet e matematikës dhe ato verbale midis femrave dhe meshkujve është i lidhur me seksin.”

“Në fakt, truri i diferencuar si mashkullor e ka më të lehtë të përballet me shumë detyra, si për shembull të folurit gjatë ndërtimit të diçkasë.”

“Për femrat gjithashtu është më e rëndomtë që të jenë më anksioze, të depresuara, të kenë vetëbesim paksa më të ulët dhe të përfshihen në agresivitet verbal indirekt (për shembull, shpërndarje thashethemesh të paqena.”

“Nga ana tjetër, meshkujt rëndom përfshihen në më shumë agresivitet fizik dhe sjellje të rrezikshme dhe në këtë mënyrë bëjnë më shumë lloje krimesh.”

“Fetishizmi transvestik ka të bëjë me arritjen e kënaqësisë seksuale, duke u veshur si një person tjetër.”

“5. Çfarë pasojash ka për shoqërinë përkushtimi i femrave ndaj karrierës?”

“Në moshën 2 vjeç, shumica e djemve dhe vajzave kanë filluar të veprojnë në mënyra tipike të seksit të tyre.”

“Meshkujt priren të luajnë me kamionë, aeroplanë dhe blloqe, ndersa vajzat kryesisht luajnë me veshje, kafshë plastike të fryra, etj.”

“Në kontrast me meshkujt, femrat priren të parapëlqejnë partnerë, të cilët janë më të moshuar, kanë karakter të mirë dhe kanë potencial të mirë për të pasur të ardhura të larta.”