Kosovari Krasniqi u bashkua me ekipin e YIHR-së në tetor të vitit 2024 si Koordinator Projektesh në Programin për të Drejtat e Njeriut dhe Sundimin e Ligjit. Ai ka përfunduar studimet Bachelor në Punë Sociale dhe aktualisht po përfundon studimet Master në Të Drejtat e Njeriut, E Drejtë Penale Ndërkombëtare dhe Drejtësi Tranzicionale. Një aktivist i pasionuar për të drejta të barabarta për të gjithë, Kosovari ka punuar me OJQ në Kosovë dhe Gjermani, si dhe në institucionet qeveritare të Kosovës dhe në European Networks. Ai është veçanërisht i fokusuar në fuqizimin e të rinjve dhe rolit të tyre në vendimmarrje dhe ndërtimin e paqes. Kosovari u bashkua me ekipin e YIHR-së me një motivim të fortë për të krijuar ndryshime pozitive në komunitet dhe për të promovuar barazi dhe të drejta për të gjithë.