THIRRJE E HAPUR: ME ART PËR DREJTËSI
Me Art për Drejtësi
Çka?
Si e paramendoni ju drejtësinë në Kosovë? A mendoni se mundemi me e luftu korrupsionin, nepotizmin, diskriminimin dhe shkeljen e të drejtave të njeriut në Kosovë përmes artit? A mendoni se mund ta zhvilloni mendimin tuaj kritik dhe atë të bashkëmoshatarëve përmes krijimeve artistike?
Nëse je nxënës/e në shkollë të mesme të lartë apo student/e universiteti në Prishtinë, Ferizaj, Pejë apo Gjakovë, atëherë ndaje pak kohë për të mendu se si është për TY sistemi i drejtësisë në Kosovë dhe ato ide shfaqi përmes një krijimi artistik.
Si?
Krijimi artistik mund të jetë:
Foto, video, pikturë, karikaturë, poster apo instalacion artistik.
Video nuk mund të jetë më e gjatë se një (1) minutë.
Të gjitha krijimet duhet të kenë për bazë opinionin dhe pikëpamjet personale të aplikantit/es mbi sistemin e drejtësisë në Kosovë.
Si duhet të aplikoj?
Ju mund të kontaktoni Drejtorin/en e shkollës suaj apo përfaqësues/e të Universitetit dhe të aplikoni përmes shkollës/universitetit apo dërgoni punimin tuaj direkt tek apply@yihr.org me titull: Gara “Art për Drejtësi” duke bashkangjitur informatat e juaja personale (emri dhe mbiemri, qyteti/komuna, shkolla apo universiteti, data e lindjes, e-maili dhe telefoni) dhe një shpjegim/koncept për punimin e dorëzuar (deri në 200 fjalë).
Afati i fundit për aplikim është 20 maj 2020.
Çka pas aplikimit?
Pasi gara të mbyllet, të gjitha punimet do të vlerësohen nga një komitet vlerësues profesional, i përbërë nga dy profesorë/e të Fakultetit të Arteve dhe një përfaqësues/e të YIHR KS.
Fituesit/et e garës do të shpërblehen me libra apo paisje shkollore në vlerë prej:
- Vendi i I-rë – 300 Euro
- Vendi i II-të – 200 Euro
- Vendi i III-të – 100 Euro
Punimet më të mira po ashtu do të ekspozohen në aktivitetet e YIHR KS dhe në hapësirat e gjykatave themelore të Prishtinës, Ferizajit, Pejës dhe Gjakovës ku do të qëndrojnë brenda hapësirave të gjykatave me qëllim të informimit të qytetarëve për çasjen në drejtësi në mënyrë kreative.
*Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të projektit ‘’Të Rinjtë për Drejtësi’’ që financohet nga U.S. Department of State: Bureau of Intl Narcotics & Law Enforcement (INL) dhe implementohet nga YIHR KS.
Për çdo pyetje apo paqartësi, na kontaktoni në apply@yihr.org