Thirrje për shprehje të interesit për Kompani/Organizata për realizimin e gjashtë (6) muraleve
Termat e referencës
Për: Realizimin e gjashtë (6) muraleve në gjashtë (6) shkolla të mesme të larta në regjionet Pejë, Ferizaj, Prishtinë dhe Gjakovë, në kuadër të projekti “Youth for Justice/Të Rinjtë për Drejtësi” të mbështetur nga Departamenti i Shtetit Amerikan/INL.
Për organizatën:
Youth Initiative for Human Rights (YIHR) fillimisht u krijua si një organizatë joqeveritare rajonale në 2003, e cila më vonë u shndërrua në një rrjet rajonal të YIHR në Kosovë, Serbi, Mal të Zi, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kroaci. Për më shumë se një dekadë, YIHR KS ka punuar me sukses në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe vlerave demokratike jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon. Në theks të veçantë, YIHR KS është përqendruar në procesin e trajtimit të së kaluarës, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, fuqizimin e sundimit të ligjit dhe rolin e rinisë në nivelin lokal dhe rajonal.
Respektivisht, projekti ‘’Të Rinjtë për Drejtësi’’ ka për qëllim fuqizimin e të rinjve që të kërkojnë drejtësi dhe të jenë pjesëmarrës aktiv në sektorin e drejtësisë në Kosovë.
Një ndër aktivitetet e projektit është realizimi i gjashtë (6) muraleve në shkolla të mesme të larta në regjionet e lartpërmendura.
Qëllimi i shërbimit:
Përmes kësaj thirrje për shprehje të interesit, YIHR KS synon të identifikojë kompani dhe organizata të kualifikuara dhe me përvojë, që do të konsiderohen si ofrues të shërbimeve në realizimin e gjashtë (6) muraleve në rajonin e Prishtinës, Pejës, Gjakovës dhe Ferizajit.
Muralet me përmbajtje të sistemit të drejtësisë dhe të drejtave të njeriut do të realizohen në atë mënyrë që do të rrisin të menduarit kritik tek nxënësit dhe do të përçojnë mesazhe edukative.
Metodologjia e ofrimit te sherbimit:
- Selektimi i gjashtë (6) shkollave për realizimin e muraleve në rajonin e Prishtinës, Pejës, Gjakovës dhe Ferizajit në bashkëpunim me YIHR KS me dimesione perafersisht 9 x 9 metra;
- Zhvillimi i konceptit të muraleve të cilat duhet të përçojnë mesazh të qartë tek të rinjt rreth rëndësisë së të drejtave të njeriut dhe të inkurajojnë mendimin kritik. Koncepti duhet të ndahet dhe të konsultohet me stafin e YIHR KS.
- Realizimi i gjashtë (6) muraleve në rajonin e Prishtinës, Pejës, Gjakovës dhe Ferizajit.
- Konceptimi, përgatitja dhe realizimi i gjashtë (6) eventeve inauguruese të muraleve në regjionet përkatëse.
Rezultatet e pritura:
- Koncepte kreative dhe në linjë me kërkesat e YIHR KS;
- Gjashtë (6) murale të realizuara në gjashtë (6) shkolla brenda afatit të caktuar kohor;
- Gjashtë (6) evente inauguruese të muraleve përkatëse;
- Realizimi i muraleve deri në fund të muajit tetor 2020.
Kapacitetet e kompanisë/organizatës:
Aftësitë minimale që kërkohen nga kompania/organizata aplikante:
- Kompania/organizata ka kapacitete të mjaftueshme dhe të kualifikuara njerëzore dhe teknike për të kryer punën me profesionalizëm dhe brenda afatit të caktuar nga YIHR KS;
- Eksperiencë e dëshmuar në fushën e realizimit të muraleve;
- Kreativitet në konceptimin e muraleve;
- Siguron transportin për ekipin dhe pajisjet e duhura nëpër regjionet e lartpërmendura;
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Oferta financiare pa TVSH për gjashtë (6) murale neper shkolla brenda Kosovës;
- Çertifikata e Regjistrimit e Organizatës/Kompanisë;
- Certifikata e numrit fiskal e Organizatës/Kompanisë;
- Kontakti: email, numri i telefonit i Organizatës/Kompanisë;
- Fotografi, video, koncepte, portfolio apo dokument që tregon disa shembuj të punës tuaj dhe autorët e muraleve;
- Dy apo më shumë referenca nga puna paraprake me murale;
- Lista e muraleve të punuara gjatë 12 muajve të fundit;
- Kohëzgjatja brenda të cilës shërbimi mund të realizohet (përfundohet).
- Emrat e artistave potencial që do të angazhohen në realizimin e muraleve.
Aplikimi:
- Të gjitha dokumentat e kërkuara në këtë shprehje të interesit dorëzohen në kopje fizike në zarf të mbyllur në adresën: rr. ‘’Adrian Krasniqi’’ nr. 5, kati II, 10000 Prishtinë, Kosovë;
- Në pjesën e përparme të zarfit shënohet mbishkrimi ‘’Expression of Interest for Murals’’, emri i organizatës/kompanisë dhe adresa;
- Në anën e pasme të zarfit shënohet adresa: Youth Initiative for Human Rights Kosovo – YIHR KS, rr. ‘’Adrian Krasniqi’’ nr. 5, kati II, 10000 Prishtinë, Kosovë;
- Dokumentet duhet të dorëzohen vetëm në formën fizike.
* Dokumentat mund të dorëzohen nga e hëna deri të premten, duke filluar nga ora 09:00 deri në 17:00.
Afati i fundit për dorëzimin e dokumentave është 22 qershor 2020, ora 17:00.