Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

Ftesë për aplikim

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR KS), me përkrahjen e Mbrojtësve të të Drejtave Civile (Civil Rights Defenders) shpall ftesë për aplikim për trajnimin e parë mbi Ligjin kundër Diskriminimit, i cili do të mbahet gjatë muajit shtator dhe tetor 2011, në Prishtinë. Trajnimi do të ofroj njohuri thelbësore mbi masat ligjore kundër diskriminimit që aplikohen në Kosovë, duke përfshirë konventat ndërkombëtare, legjislacionin kombëtar, praktikën gjyqësore, si dhe do të ofroj njohuri praktike nëpërmjet punëtorive dhe diskutimeve.

Informata mbi trajnimin

Trajnimi mbi Ligjin kundër Diskriminimit është pjesë e Programit për të Drejtat e Njeriut të YIHR-së në Kosovë, që ka për qëllim thellimin e njohurive të juristëve në fushën e konventave dhe legjislacionit vendor në fuqi. Ky trajnim po ashtu do t’iu ofroj pjesëmarrësve një sërë aftësish praktike, siç janë zhvillimi i argumenteve ligjore, hartimi i parashtesave verbale dhe me shkrim si dhe mbrojtja e rasteve të diskriminimit. Trajnimi do të zgjas katër ditë dhe do të mbahet gjatë muajve shtator dhe tetor 2011.

Kushtet e pranimit

Aplikantët duhet të kenë mbaruar studimet themelore (Bachelor) në drejtimin e drejtësisë, të kenë interesim në fushën e të drejtave e njeriut dhe në veçanti në fushën kundër diskriminimit. Përveç kësaj, për të qenë të suksesshëm, aplikantët duhet të dëshmojnë planet e tyre për të punuar në këto fusha në të ardhmen.

Njohja e gjuhës Angleze (e folur, e shkruar dhe në terminologji juridike) do të ishte një përparësi.

Aplikimi dhe procesi i përzgjedhjes

Aplikantët e interesuar duhet të dorëzojnë CV-të e tyre dhe një paragraf të shkurtër (maksimalisht 300-500 fjalë) me detaje për motivimin e tyre për të marrë pjesë në trajnim, interesimin e tyre në këtë fushë, përvojën e tyre të punës dhe planet për karrierën e mëtejme. Aplikacionet duhet ta dorëzohen në ksoffice@yihr.org, me titullin “Trajnimi mbi Ligjin kundër Diskriminimit”. Vetëm kandidatët e përshtatshëm do të kontaktohen.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve: 25 shtator 2011