Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS), me mbështetjen e Civil Rights Defenders (CRD), si pjesë e Programit të saj për të Drejtat e Njeriut mbajti një trajnim për avokatët e rajonit të Prizrenit mbi temën “Diskriminimi në Kosovë: Standardet Ndërkombëtare dhe Ligji kundër Diskriminimit”.

Trajnimi u organizua në bashkëpunim me Odën e Avokatëve të Kosovës (OAK) dhe të pranishëm ishin 30 avokatë. Trajnimi mbuloi disa aspekte duke përfshirë Ligjin kundër Diskriminimit, standardet ndërkombëtare dhe aplikimi i tyre në Kosovë si dhe Jurisprudencën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në rastet e diskriminimit.

Trajnimi u mirëprit nga ana e avokatëve, posaçërisht pjesa praktike e cila ishte e pasuruar edhe me raste nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Në fund u diskutuan mundësitë për bashkëpunime të mëtutjeshme në identifikimin dhe adresimin e drejtë të rasteve të diskriminimit.