Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë vazhdon rrugën drejt Evropës. Pas suksesit dhe mundësisë që iu dha 71 të rinjve që të udhëtojnë nëpër shtete të ndryshme të Evropës gjatë verës së vitit 2007, 2008, 2009 dhe 2010, Nisma sërish organizon projektin ”Udhëtim në Evropë”.

Edhe këtë vit, Nisma do t’iu ofrojë mundësinë e njëjtë 15 studentëve më të mirë të universiteteve në Kosovë. Të përzgjedhurit/at e këtij konkursi fitojnë viza Shengen (30 ditore), bileta treni Inter-rail, kartela studentore EURO 26 ose ISIC, si dhe mundësinë për të udhëtuar nëpër Evropë sipas zgjedhjes së tyre.

Kushtet elementare për përzgjedhje janë:
*Kandidatët/et duhet të jenë studentë/e të vitit të fundit të studimeve dhe absolventë/e të moshës deri në 26 vjeç (kandidati/ja duhet të dorëzoj një vërtetim për vitin e fundit të studimeve);
*Nota mesatare duhet të jetë më së paku 8,5 (kandidati/ja duhet të dorëzoj kopjen e indeksit ku tregohen provimet e kaluara dhe dokumentin ku tregohet nota mesatare – certifikata e notave);
*Njohja e gjuhëve të huaja: anglisht, gjermanisht, frëngjisht, spanjisht dhe/ose italisht;
Prioritet do të kenë ata/ato kandidatë/e të cilët/at deri më tani nuk kanë pasur rastin të udhëtojnë jashtë vendit.

Aplikacioni i kompletuar duhet të përmbaj:
1. Formën e plotësuar të aplikimit
2. Vërtetimin nga fakultetit i cili dëshmon që kandidati/ja është në vitin e fundit të studimeve
3. Certifikatën e notave ku specifikohet dhe nota mesatare
4. Kopjen e indeksit

Kandidatët/et e interesuar/a duhet të dërgojnë aplikacionet e tyre së bashku me dokumentet tjera të domosdoshme për aplikim, përmes postës ose personalisht në adresën:

Për konkursin “Udhëtim në Evropë”
Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë
Rr. Perandori Dioklecian 14, kati I-rë
10000 Prishtinë, Kosovë

Afati i fundit për aplikim: 15 qershor 2011

Vetëm aplikacionet e kompletuara të cilat arrijnë në adresën e caktuar do të merren parasysh. Aplikacionet e dërguara pas mbylljes së konkursit ose të cilat përmbajnë të dhëna të pasakta, nuk do të merren në shqyrtim.

Shkarko aplikacionin.

Për informata shtesë:
Tel: 038/248-509
E-mail: traveltoeurope@yihr.org
Web: www.travellingtoeurope.net
Facebook: Travel to Europe // Udhëtim në Evropë