Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut vazhdon rrugën drejt Evropës. Pas suksesit dhe mundësisë që ju dha 65 të rinjve që të udhëtojnë nëpër shtete dhe kryeqytete të ndryshme të Evropës në verën e vitit 2007, 2008 dhe 2009, YIHR -ja sërish organizon projektin ”Udhëtim në Evropë”.

Sivjet YIHR-ja do t’iu ofrojë mundësinë e njëjtë 15 studentëve më të mirë të Universiteteve kosovare. Fituesit e konkursit fitojnë viza Shengen (30 ditore), bileta treni Inter-rail, kartela studentore EURO 26 ose ISIC për verën e vitit 2010, për udhëtimin nëpër Evropë sipas zgjedhjes së tyre.

Kushtet elementare për përzgjedhje janë:

* Kandidatët/et duhet të jenë studentë/e të vitit të fundit të studimeve dhe absolventë/e të moshës deri në 26 vjeç (kandidati/ja duhet të dorëzojë një vërtetim për vitin e fundit të studimeve)

* Nota mesatare duhet të jetë më së paku 8,5 (kandidati/ja duhet të dorëzojë kopjen e indeksit ku tregohen provimet e kaluara dhe dokumentin ku tregohet nota mesatare – certifikata e notave)

* Njohja e gjuhëve të huaja – anglisht, gjermanisht, frëngjisht, spanjisht ose italisht

Prioritet do të kenë ata kandidatë/e të cilët/at deri më tani nuk kanë pasur rastin të udhëtojnë jashtë vendit.

Kandidatët/et e interesuar/a duhet të dërgojnë aplikacionet e tyre bashkë me dokumentet e kërkuara deri më 28 Qershor 2010 përmes postës ose personalisht në adresën:

Për konkursin “Udhëtim në Evropë”

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut

Rr. Perandori Dioklecian 14, 10000 Prishtinë

Vetëm aplikacionet e kompletuara të cilat arrijnë në adresën e caktuar do të merren parasysh. Aplikacionet e dërguara pas mbylljes së konkursit ose të cilat përmbajnë të dhëna të pasakta nuk do të merren në shqyrtim.  Shkarko formën e aplikimit.

Informata shtesë mund t’i merrni në telefonin 038/248-509, duke shkruar në e-mail adresën: travellingtoeurope@gmail.com, apo duke vizituar ueb faqen www.travellingtoeurope.net.